Edhe pse nuk është se ka ndonjë kuriozitet në publik, është mësuar se Partia Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milon nuk do të futet në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimi për tërheqjen e PDS-së nga zgjedhjet vjen vetëm një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.
Arsyet e kësaj tërheqjeje nuk janë bërë ende me dije.
Le të kujtojmë se ecejaket e Milos sa në njërin krah në tjetrin kanë qenë të njohura por mesa duket këtë herë ka vendosur t’i qëndrojë besnik punës si pedagog ku herë pas here jep ndonjë leksion. (TemA)
