Ngrohja e makinës gjatë periudhës së dimrit përpara se të filloni të lëvizni, është ritual i zakonshëm i shumë shoferëve.

Por nga aspekti teknik për shumë automjete moderne, kjo është e panevojshme.

Kjo për faktin se në disa raste, ngrohja e motorit duke e lënë veturën në vend kur temperaturat e ajrit janë shumë të ulëta mundet t’i bëjë dëm makinës.

Kur temperaturat janë nën zero, si në rastin e ditëve të fundit, zakonisht në orët e para të mëngjesit dëgjohen zhurmat e motorëve të automjeteve të cilët punojnë në neutralitet (në asnjë shpejtësi).

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një zakon të vjetër, e cila daton nga koha kur të gjithë kanë pasur motorë me karburatorë.

Atëherë ngrohja në temperatura të ulëta përpara lëvizjes ka pasur kuptim.

Por në ditët e sotme të gjitha modelet e reja kanë injeksion elektronik të derivatit.

Sensorët e matin temperaturën e jashtme të sistemit dhe e përshtatin punën, kështu që vlerësohet se është e mjaftueshme që motori të punojë vetëm 30 deri më 60 sekonda përpara se të lëvizë.

Më pas mund të fillohet me drejtimin e makinës, pasi motori duke lëvizur do të arrijë më shpejt në temperaturën punuese, krahasuar me rastin kur rri pa lëvizur.

Kur e ngrohni motorin gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm që është e panevojshme të harxhoni karburant, por rrez. ikoni të dëmtoni edhe disa komponentë të caktuar të motorit

Po ju si veproni…?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re