Qeveria I ka kërkuar Kuvendit që të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në tre qarqet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Projektvendimi është bërë me propozim të ministrit të mbrojtjes në Mledhjen e Keshillit te Ministrave dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

 

Qëllimi i këtij projektvendimi është zgjatja deri në datën 31 mars 2020 e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në qarqet Durres, Tiranë dhe Lezhe. Vendimi ka ardhur pak ditë para 30 dhjetorit, datë kjo kur përfundon dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore në këto qarqe.

 

Objektivat e këtij projektvendimi, sipas qeverisë, janë marrë duke pasur parasysh vijimin e lëkundjeve të tërmetit ndonese me frekuencë dhe intensitet më të ulët që po vazhdojnë të ndihen në këto qarqe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re