Në protestën e radhës së banorëve të “5 Majit”, atyre pra që do u prishen banesat për ndëtimet e reja në kuadër të Rindërtimit, ku shteti ju garanton kompensim të plotë në metra katrorë në banesa të reja, ka veçuar reagimi i një protestuesi.

Sipas tij, për këtë që po ndodh, Rama është shtyrë dhe nga Erdogani. Sipas tij, presidenti turk i ka thënë kryeministrit se duhet ta shpopullojë vendin.

Atë e ka mësuar Erdogani: shpopullo popullin që të ikin të gjithë jashtë shtetit. Ne nuk kemi për të ikur”.

Sigurisht, është një marrëzi e dalë nga dëshpërimi dhe nuk ia vlen komentimi.

Por çështja është se të tilla teza konspracioniste qarkullojnë dhe në nivele të larta të politikës, jo dosmodoshmërisht me Erdoganin si personazh.

Fjala vjen, kreu i shtetit, Meta, tha ditë më parë se ka një projekt anti-kombëtar shpopullimi, duke lënë të nënkuptuar se këtë po zbaton qeveria. Por vetëm kaq. Nuk thuhet më tej se për ç’arsye një qeveri kërkon shpopullimin e vendit të vet. Më e pakta nuk ka precedent në histori, më e shumta nuk ka logjikë.

Se ja, në finale cila është arsyeja që Rama kërkon të shpopullojë vendin?

Një qeveri mund të jetë e korrruptuar, e dështuar, diktatoriale, dhe mizore madje, pra me 100 të këqija, por kjo që ka projekt shpopullimin nuk ka arsye, qoftë dhe minimaliste që e nxë.

Do vlente ndoshta nëse fenoneni do qe vetëm shqiptar, por shpopullimi, më saktë ikjet, ka qe në 2015-2016 që janë “çështje dite” në gjithë Ballkanin. Sepse është kontekst social-ekonomik me përmasa rajonale e jo ngushtësisht shqiptare. Është trend tejshqiptar.

Nëse mund të dalë ndonjë trushkulur e të thotë se shpopullimi i Shqipërisë bëhet për interesat e Serbisë – meqë 5-majasit e kanë shpallur Ramën si serb – duhet t’i thuhet se Serbia e ka vetë shpopullimin hall kombëtar. /tesheshi.com/    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re