Kundërpërgjigja e Izraelit dhe sulmet e shumta kanë mbingarkuar spitalet e Gazës. Autoritetet theksojnë se po përballen me fluks të madh pacientësh, ndërsa ka mungesa të theksuar medikamentesh të rëndësishme për kurimin e të plagosurve.

 

Izraeli ka rritur ofensivën e tij ajrore në Gaza pas  sulmit të Hamasit në fundjavë , duke lënë qindra mijëra të zhvendosur, shumë prej të cilëve po vuajnë mungesën e ushqimit dhe energjisë elektrike.

 

Gjithashtu, spitalet po përballen edhe me mungesën e karburantit, për gjeneratorët e tyre.

 

“Disa spitale kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për katër ditë,” tha ajo.

 

 

Numri i të vdekurve në Gaza u rrit në 950 dhe 5000 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës të mërkurën.

 

Të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në Izrael pas sulmit të paprecedentë të Hamasit të shtunën, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re