E cilësuar si sëmundje e çrregullimit të lëvizjeve, Parkinsoni shfaqet zakonisht pas moshës 60-65 vjeç, por vitet e fundit shihet se po prek edhe moshat e reja.

Mjeku Neurolog, i qendrës spitalore në Elbasan Bujar Cakani, thotë se kjo sëmundje shfaqet në mënyrë graduale duke prekur dhe dëmtuar ato funksione të trupit që ndryshe përcaktohen si funksionet motorre të njeriut.

Elbasani rezulton mes qyteteve me numrin më të lartë të personave të prekur nga Parkinsoni. Shkak sipas mjekut është puna në kombinatin metalurgjik.

Parkinsoni nuk  ka shenja tipike me të cilat mund të identifikohet që në zanafillë dhe nuk ekziston ndonjë kurë. Megjithatë, mjekimi mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.

Sëmundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetikë edhe atyre mjedisorë./Entela Duka- Fax News

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re