Breg Shkoza ne njësinë administrative te Prezes është nje nga zonat me te prekura nga përmbytjet ne  prefekturën e Tiranës. Niveli i ujit, gjate mesnatës arriti ne 1 metër, duke vërshuar ne shtëpi, gjene e gjalle dhe toka.
 
Bashkëshortet e familjes Terziu, qe jetojnë pranë rrugës  nacionale Vore-Fushe Kruje tregojnë tmerrin qe kane përjetuar mbrëmjen e se enjtes. Pavarësisht telefonatave te shumta per ndihme, askush nuk ka shkuar per t’i evakuuar.
 
Gjithçka kishin ngritur prej 15 vjetësh është mbytur brenda një nate. Orenditë e shtëpie, elektroshtepiaket, ushqimet, veshjet e gjithçka kishin ne shtëpi jane dëmtuar nga uji e balta.
 
Bashkëshortet Terziu kërkojnë ndihme, pasi te tjera nete dhe dite do duhet te qëndrojnë jashtë shtëpie se përmbytur.
 
Vërshimit te ujit, nuk i ka shpëtuar dot as gjeja e gjalle   përreth shtëpisë. Kjo është ajo çka ka mbetur ne oborrin e përmbytur.
 
Ashtu si familja Terziu ne ketë zone te njësisë administrative te Prezes janë edhe 50 familje te dëmtuara nga përmbytjet. Ndërkohe ne rrugët nacionale vijon te punohet per pastrimin e tyre dhe largimin e mjeteve te përmbytura nje nate me pare nga vërshimi i ujërave.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re