Ministria e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ka zhvilluar një bisedë me moderatorin Roland Zili, gjatë edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus në lidhje me pasojat dhe dëmet që la pas sulmi kibernetik.

 

Ministrja sqaroi se nuk do të ketë penalitete  për afatet e shkelura për arsye objektive dhe afatet e caktuara do të shtyhen.

 

Ekonomi u shpreh se databazat shtetërore, falë dedektimit të shpejtë nga ekspertët e AKSHI-t dhe partnerët mbetën të mbrojtura dhe të padëmtuara.

 

 

“Shqipëra nuk është vendi i parë që pëson një goditje kibernetike, natyrisht vijnë si pasojë e veprimeve që ndërmarrin individë të caktuar, këto nuk ishin hakera të zakonshëm apo njerëz që punojnë në mënyrë të pavarur. Ishte një goditje e sinkronizuar ndaj të gjitha shërbimeve dhe databazave shtetërore

 

Është e rëndësishme që ne e dedektuam shpejtë falë bashkëpunimit që AKSHI kishte me partnerët. Në këto kushte natyrisht që shërbimet pësuan një spostim në kohë por nga dita e djeshme shërbumet kanë filluar të funksionojnë.”

 

Për sa i përket dëmeve që shkaktoi ky sulm Ministrja nuk dha shumë detaje për shkak edhe se ekspertët janë ende duke punuar për të  mbajtur të sigurta dhe të mbrojtura të dhënat e qytetarëve.

 

Ajo bëri me dije se në përfundim të punimeve, specialistët e teknologjisë do të bëjnë një dalje për mediat ku do të sqarojnë gjithçka.

 

“Akoma është herët sepse grupet po punojnë por së shpejhti grupet do të vijnë para jush dhe do të shpjegojnë të gjithë procesin së bashku me dëmin potencial që mnd të jenë shkaktuar”.

 

Pavarësisht sulmit, ministrja theksoi se dixhitalizimi është rruga e zgjedhur dhe të gjithë duhet ta përqafojmë pasi sulmet kibernetike nuk ndodhin vetëm ndaj Shqipërisë.

 

 

“Dixhitalizimi është rruga që kemi zgjedhur ne dhe këtë rrugë duhet ta përfaqojmë të gjithë sepse është më shpejtë më mirë e më lirë për cdo njeri që ka nevojë për shërbime. Këto sulme janë normale në jetën e dixhitalizimit dhe si të tilla duhet të kuptojmë që ka disa raste që duhet ti kuptojmë.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re