Një çift të moshuarish jetonin vetëm në banesën e tyre në një fshat amerikan. Ata ishin dashuruar që të rinj dhe pavarësisht të gjithë sfidave ata kishin ruajtur dashurinë e tyre edhe për mbi 50 vjet martesë.

Ata jetonin në varfëri, por çifti ishte mirënjohës që kishin njëri-tjetrin. Një herë në javë, burri dhe gruaja uleshin në parkun pranë shtëpisë dhe hanin kekun me qershi. Ishte ëmbëlsira e tyre e preferuar dhe luksi i vetëm që ata mund ta përballonin. Në ato ditë kaluan shumë momente të bukura.

Por kishte një gjë shumë të çuditshme: burri hante vetëm koret e kekut, ndërsa gruaja e tij, nga ana tjetër preferonte mbushjen.

Gjatë dimrit burri i saj u sëmur dhe kishte sëmundjen e rëndë që nuk i shpëtonte dot, ishte një moment i tmerrshëm për të dy.

Papritmas i moshuari vendosi t’i thoshte diçka shumë të rëndësishme gruas së tij:

Gjithçka që dëshiroja të bëja me jetën time ishte të të bëja të lumtur. Shpresoj se ja kam arritur. Dhe, e dashur, mos u zemëro me mua, por unë kam gënjyer gjithë këto kohë.”Gruaja ishte e befasuar, nuk e kuptoi pse. Por plaku vazhdoi: “Unë … thjesht, nuk i kam pëlqyer kurrë koret e ëmbëlsirave”.

Ata shikuar njëri-tjetrin dhe buzëqeshën.

Pastaj gruaja tha:

Të gjitha këto vite unë kam qenë duke u përpjekur të të bëja ty të ndiheshe i lumtur duke thënë se dua mbushjen sepse mendoja që t’i i ke qejf koret…kur unë në fakt vetëm koret preferoja.”

Kjo është ajo që quhet dashuri pa kushte!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko