Pastori Akil Pano, në studion e “Quo Vadis” ka rrëfyer historinë e bashkëshortes së një ish-zv/kryeministri, pas emigrimit në SHBA. Ai shprehet se ky fenomen i “përfaquar” nga shqiptarët nuk është aq i lehtë sa mendohet.

 

“Unë kam takuar një ish-zv/kryeministër në SHBA dhe bashkëshortja e tij kishte qenë drejtoreshë e një gjimnazi në Tiranë dhe ata kishin shkuar atje për t’i dhënë një të ardhme më të mirë bijave të tyre. Nëpërmjet green card ishin bërë më pas qytetarë amerikan. Bashkëshortja e ish-zv/kryeministrit të asaj kohe qante ndërsa na tregonte mua dhe bashkëshortes sime historinë e tyre. Na tregonte se si kishte mbuluar rrugët e atij shteti në Amerikë me lot sepse realiteti atje nuk ishte realiteti që ajo kishte ëndërruar”, rrëfen ai.

 

Ai theksoi se emigrimi është i vështirë për familjet që duhet të adaptohen, por akoma më shumë për fëmijët që e shohin veten si emigrantë. Megjithatë sipas tij Shqipëria duhet të ofrojë më shumë mbështetje për qytetarët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re