Në ditën ndëkombëtare të mjedisit ministri Blendi Klosi ishte në Berat  ku vijon aksioni i pastrimit   të qyteteve  për mbarëvajtjen e sezonit turistik, fushatë e cila do të shtrihet në 12 qarqe.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi apeloi për ndërgjegjësim dhe marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë qytetarët për pastërtin e ambienteve publike.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo tha se aksioni është i rëndësishëm në funksion të turizmit dhe dhe u ka bërë apel qytetarëve që ti bashkohen nismës.

Në aksionin e pastrimit të qytetit të Beratit morën pjesë dhe shumë qytetarë, në tre lagjet muzeale Goricë, Mangalem dhe Kala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re