Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat për aferën e inceneratorëve ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Aokati i ish-zv.kryeministrit, Henrik Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza.

Përfaqësuesit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkur azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikullit hetimor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit.

Zyrtarisht janë tre të pandehur për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.

Ahmetaj, sipas hetimeve të kryera nga SPAK, në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishme në në kabinetin qeveritar ka përfituar nga bosët e inceneratorëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshme, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme pritet të shkojë edhe avokati i Albina Mançkës, ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re