Në javën e tretë të ndërhyrjes në terren, autoriteti rrugor shqiptar dhe inspektorati kombëtar për mbrojtjen e territorit pastruan një pjesë tjetër aksesh rrugore kombëtare.
 
Gjatë ndërhyrjes në fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë u hoqën 60 tabela informacioni e reklamimi të përmasave të ndryshme.
 
Gjithashtu në këtë segment është shembur një objekt dykatësh dhe 5 konstruksione të lehta për shitje ambulante.
 
Në aksin që lidh Peqinin me Rrogozhinën është ndërhyrë në dy drejtimet duke hequr 35 tabela të përmasave të ndryshme. ARRSH e IKMT kanë pastruar edhe aksin Rrogozhinë-Fier në të dy drejtimet duke hequr 33 tabela dhe shembur 6 konstruksione për shitje ambulante.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re