Aksioni i ndërmarrë për të pastruar akset kombëtare ka vijuar përgjatë gjithë kësaj jave në rrugën Tiranë-Shkozet.
 
Në total janë hequr 70 tabela informuese që tërhiqnin vëmendjen e shoferëve në segmentet rrugore, si dhe bëheshin shkak për aksidente.
 
Paralelisht janë larguar nga rruga edhe biznese të vogla si fidanishte, makina të braktisura, si dhe kabina elektrike etj.
 
Aksioni vijon ende në këtë rrugën Tiranë-Shkozet dhe zonën përreth.
 
Paralelisht me këto ndërhyrje, ARRSH dhe IKMT po vazhdojnë evidentimin e situatës në akset e tjera Tiranë-Hani i Hotit; Tiranë-Vlorë; Tiranë- Kapshticë, Levan-Kakavije dhe Vlorë-Sarandë- për të ndërhyrë në javët në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re