Skip to content

“Pastrohet” Doktori, gjykata e Tiranës pushon padinë e Haklajve për shpifje kundër Berishës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë penale të familjes Haklaj, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzonte për “Shpifje”.

Vendimi është marrë që në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha.

Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes, por kjo padi tashmë është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj./shqiptarja.com