Të gjitha zonat e rrezikuara nga përmbytjet ne zonën e Shkodrës do t’i nënshtrohen pastrimin.
 
Bashkia e Shkodrës nisi zbatimin e “Projektit për “Pastrimin e Kanaleve Kulluese, me  ndërhyrje që përfshijnë përmirësimin e situatës në ketë sistem, por edhe në bregun e Liqenit të Shkodrës.
 
Projekti do të sjelle edhe punësimin sezonal të 100 kryefamiljarëve të familjeve më në nevojë në Bashkinë e qytetit verior.
 
Zona e ndërhyrjes është konsideruar si më e rrezikuara nga përmbytjet; ajo përfshin Njësitë Administrative Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi dhe Rrethina.
 
Ky projekt pilot i Bashkisë Shkodër do të zgjasë 2 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ne Gjermani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re