Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se parate e gjetura në shtepinë e Rozeta Dobit që punonte si pastruese tek një prej ish-zyrtareve të qeverisë Rama, janë në fakt paratë e inceneratorëve.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha  kërkoi që Rozeta Dobit t’i jepet statusi i të penduares për të zbardhur të gjithë burimin e mbi 500 mije eurove që u gjetën në shtëpinë e saj.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë.”

 

Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit edhe për darkën me drejtuesit e policisë.

 

“Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve.”

 

 

Sipas Berishës pas këtyre skandaleve qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

 

“Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend të ndonjë dorëheqje, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve. Atëherë fjala u takon qytetarëve. Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt.”

 

 

Berisha ka shpjeguar se njeri dimension i aksionit opozitar do të jetë revolucioni, dimensioni tjetër është fushata për zgjedhjet e 14 majit. Por për këtë betejë Berisha ende nuk e ka zgjidhur problemin e logos së Partise Demokratike, e cila mbetet në doren e Lulzim Bashës.

 

“Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit.”

 

Gjykata e Shkalles se Parë ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe rrjedhimisht Sali Berishen si kryetar të PD, por gjykata nuk e ka hedhur vendimin në regjistrin e partive politike për shka se çështja është ankimuar në Apel nga EnkelejdAalibeaj.

 

Në këtë situatë Lulzim Basha është ende kryetar i partisë demokratike për gjykatën dhe komisionin qëndror të zgjedhjeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re