Skip to content

Pastruesja që grabiti paratë pa fund të zyrtares së lartë në Ministri/ Balluku: Drejtësia e re nuk do t’ia dijë për askënd

63bafd418b7c2 640 0 1673190802xalda klosi 885

Subscribe

Ndersa të gjithë vëmendjen e ka marrë grabitja e mijëra eurove e kryer nga Rozeta Dobi në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, qeveria i bën thirrje drejtësisë të veprojë ndaj kujtdo, pavarësisht pozicionit.

 

Deklaratat u bene nga Minsitrja e Infrastruktures dhe Energjise, njekohesisht Zv/Kryeministre , Belinda Balluku.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Ps është iniciatorja e reformës në drejtësi. Sot ne kemi një drejtësi të vendosur mbi kolona të fuqishme që nuk do t’ja dijë as për shtetin, as për shtetarët dhe për askënd. Dhe i bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj, pa ndërhyrë kurrë në to, as për njërin dhe as për tjetrin.”