Një apartament me vlerë 120 mijë euro, i cili ka qenë në pronësi të Julian Sulos është konfiskuar.

 

Policia e Fierti ka bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Vlorës për konfiskimin e kësaj pasurie, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat 43-vjeçari ka qenë i dënuar.

 

Vijon puna hetimore për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

 

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

 

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit J. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

 

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi J. S. ka qenë i dënuar.

 

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re