Skip to content

Pasuri të mëdha e korrupsion/ SPAK heton gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu

Gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu në Gjykatëne Lartë dhe Kushtetuese  mesa duket nuk do të jenë të qetë edhe pas largimit e tyre nga detyra.

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka tërhequr dosjet për të gjithë gjyqtarët ,të cilët janë shkarkuar nga vattingu.

Gjyqtarët të larguar  nga gjykata e larte janë Shkëlzen Selimi, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli, Xhezair Zaganjori dhe Edmond islamaj.

Ndërsa nga gjykata kushtetuese janë Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja.

SPAK  do të verifikoje vendimet e marra nga gjykata ndër vite nëse ka elementë të veprës penale si pastrim parash, korrupsion dhe favorizime nga gjyqtarët që janë kapur me shkelje dhe pasuri të pajustifikuar.