Nga Blendi Gashi

Kryetarët e partive kosovare që jo rrallë herë bëjnë akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duken pothuajse njësoj nëse ju shikohet pasuria që posedojnë, përjashto këtu opozitarin Albin Kurti që duket se është më i “varfër”.

Edhe më 2018-të shumica prej tyre kanë deklaruar pasuri tejet të madhe, pasi në emër personal kanë deklaruar shtëpi, banesa, troje, vetura e gjëra tjera me vlerë.

Pasuria e Veselit, kryetar i PDK-së, kryeparlamentar

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, njëherit kryekuvendar ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion pasuri të majme.

Ai posedon hiç më pak se banesë 114 m2 në vlerë 97 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë më 2001, por që nuk tregon burimin e të ardhurave.

Ka të trashëguar shtëpi 350 m2 nga vitit 1967, nuk e cek vlerën. Posedon edhe lokal afarist 270 m2 që thotë ta ketë blerë në dy vitet e fundit thotë se e ka blerë nga kursimet, shitja e banesës 207 m2+kredi 140 000 euro nga marsi i këij viti.

Ka të trashëguar edhe 10 hektarë tokë e mal, që nuk i ka caktuar vlerë.

Në pronësi ka veturë të tipit Xhip në vlerë 16.300 euro që thotë se e ka blerë nga kursimet në vitin 2014, ndërsa para të ruajtura në bankë në emër të vet dhe bashkëshortes thotë se i ka mbi 15 mijë euro.

Pasuria e Haradinajt, kryetar i AAK-së, kryeministër

Kryeministri Haradinaj del të jetë më i kamur se Veseli. Ramushi ka deklaruar shtëpinë 950 m2 në Prishtinë në vlerë 300 mijë euro (thotë se e ka blerë në vitet 2001-2002 me mjete vetanake dhe ndihmë nga bashkatdhetarët).

Një shtëpi tjetër banimi 500 m2 në vlerë 202 mijë euro, që thotë se e ka blerë me kredi në vitin 2016.

Ka deklaruar banesë 213 m2 në vlerë 70 mijë euro të blerë në gusht të 2017-tës, thotë se e ka paguar pjesërisht.

Poashtu ka deklaruar shtëpi, kulla prej 800 m2 në fshatin e lindjes Gllogjan si pronë të përbashkët në vlerë 270 mijë euro (ndërtuar në vitet 2005-2007 siç thotë nga mjete të përfituara nga shitja e pronave të mëhershme e pronave).

Poashtu ka në pronësi tokë kodrinore 200 hektarë në vlerë 75 mijë euro (e përbashkët, privatizuar më 2009).

Po ashtu tokë – truall, 21.50 ari në vlerë 27.300 euro të blerë në vitin 2005.

Posedon veturë në vlerë 8 mijë euro që thotë se e ka blerë në vitin 2013, ndëra në banka thotë se ka të ruajtura diç më tepër se 5 mijë euro.

Deytrime financiare, pra kredi për të shlyer ka në vlerë 34.500 euro.

Pasuria e Kurtit, kryetar i Vetëvendosjes, deputet

Për dallim nga dy të parët, kryetari i Vetëvendosjes ka deklaruar vetëm pagën vjetore që merr si deputet në vlerë 18 mijë euro dhe pagën vjetore të gruas në vlerë 42 mijë euro që merr në Norvegji ku punon ajo.

Kuri në emër të vet nuk ka deklaruar të ketë as banesë, shtëpi, truall, veturë as para të gatshme e kredi.

Ndërkaq ka deklaruar para të gatshme në emër të gruas 85 mijë euro.

Pasuria e Limajt – kryetar i NISMA-s Socialdemokrate, zv.kryeministër

Ka deklaruar banesë 68 m2 në vlerë 70 mijë euro si prone të përbashkët të blerë në vitin 1981.

Shtëpi banimi në Banjë të Malishevës 300 m2 në vlerë 250 mijë euro (pasuri e përbashkët), si dhe tokë, trual, ara bujqësore po në vendlindje 13.10 hektarë në vlerë 500 mijë euro.

Para të gatshme dhe veturë nuk ka deklaruar të ketë, ndërsa ka për ta shlyer një kredi për 10 vite në vlerë 40 mijë euro.

Shpend Ahmeti, kryetar i Partisë Socialdemokrate, kryetar i Prishtinës

Ish-vetëvendosësi ashtu si edhe ish-shefi i tij Kurti, nuk ka deklaruar të ketë banesë e shtëpi personale.

Ai thotë se është me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen “Nic” në Çagllavicë, në pronësi të vëllaut (është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK-së).

Banesa e prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor, babait në vitin 1973, thotë se është bërë kërkesë për privatizim nga prindi, dhe është bërë padia nga prindi në Gjykatën Jo kontestimore në vitin 2012, rasti është para përfundimit.

Çfardo ndryshimi në statusin e banesës thotë se do të paraqitet në AKK, edhe pse do të jetë në pronësi të nënës.

Ka deklaruar veturë të tipit “Skoda” në vlerë 9 mijë euro që thotë se e ka blerë në vitin 2009 nga të hyrat e punësimit.

Para të gatshme në emër personal ka 3 mijë euro, kurse 2 mijë euro në emër të gruas.

Ka deklaruar se ka për ta shlyer një kartel kredie në vlerë 600 euro.

Rakiç, kryetar i Listës Serbe, njëherit kryetar i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në deklarimin e pasurisë për këtë vit ka njoftuar se i ka 3 banesa dhe një tokë.

Këto pasuri që janë të gjitha në pronësi të prindit të tij, banesat kanë vlerën e 95 mijë eurove në total, kurse toka e deklaruar ka sipërfaqe prej 9.5 ari, por që ka një vlerë të madhe prej 350 mijë eurove.

Rakiç po ashtu ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Grand Cherokee” me vlerë prej 10 mijë eurove, për të cilën thotë se është pronë e përbashkët.

Ka deklaruar se posedon edhe 50 mijë euro para të gatshme në një bankë në Serbi.

K deklaruar se gruaja i punon në Fakultetin Ekonomik në Veri merr pagë vjetore me vlerë prej 7 mijë e 200 euro.

Ai ka deklaruar edhe pensionin e prindit të tij që shkon në 2 mijë e 400 euro në vit.

Pasuria e Mustafës, kryetar i LDK-së deklaruar më 2017 sa ishte kryeministër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa këtë vit nuk ka deklaruar pasurinë pasi nuk mbanë ndonjë post në institucione.

Ai vitin e kaluar sa ishte kryeministër ka deklaruar shtëpi 180 m2 në vlerë 138 mijë euro dhe tokë në vlerë 365 mijë euro.

Aksione në Institutin “Riinvest” në vlerë 39.900 euro si dhe mbi 81 mijë euro të ruajtura në banka.

Kujtojmë se ë këtë shkrim nuk është cekur pasuria milionëshe e kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli pasi dihet botërisht se është një njeri i pasur prej kohësh dhe pasuria e tij shënon rritje falë bizneseve të shumta që posedon brenda dhe jashtë vendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re