Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 22 shkurt KPK konstatoi mosdeklarim dhe mungesë të burimeve për pasuritë e prindërve. Gjyqtarja Hoxha pranoi disa pasaktësi, ndërsa kundërshtoi analizën financiare të Komisionit.

Procesi i rivlerësimit ndaj gjyqtares Hoxha u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Flutura Hoxha ka një karrierë të gjatë në sistem gjyqësor shqiptar. Nga viti 1998 deri në vitin 2006 ajo ka shërbyer si kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjatë periudhës 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në 2012-ën u rikthye sërish në Gjykatën e Pukës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re