Publilius Syrus , ishte një shkrimtar latin.

Ai ishte një sirian nga Antiokia, i cili u soll si skllav në Italinë romake. Syrus u soll në Romë në të njëjtën anije që solli Manilius astronomin dhe Staberius Eros gramatikanin.

Me zgjuarsinë dhe talentin e tij, Syrus fitoi nderimin e pronarit të tij, i cili e çliroi dhe edukoi. Ai u bë anëtar i Publilia.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë disa prej mençurive të Syrus, dhe siç do ta vëreni gjatë leximit, thëniet e tij të shkurtra dhe të mprehta.

Tipike kjo e një mendjeje të stërvitur mirë.

Në përfundim, mos harro të na thuash cilën prej thënieve të tij pëlqeve më shumti, ose cilën prej tyre do të dëshiroje ta ruaje diku në një vend të dukshëm të përditshëm, që të mos e humbësh as nga kujtesa e as nga vëmendja.

Pasuria është si qelqi – sa më i shndritshëm të jetë shkëlqimi, aq më lehtë thyhet.

Një gur që rrotullohet nuk mbledh myshk.

Çdokush mund ta mbajë timonin kur deti është i qetë.

Borxhi është skllavëri e të lirëve.

Zoti sheh duart e pastra, jo duart e mbushura.

Mos i përbuzni shkallët e poshtme në ngjitjen drejt madhështisë.

Çdo ditë duhet kaluar sikur të ishte e fundit.

Ai që jeton vetëm për vetes, është vërtetë i vdekur për të tjerët.

Ai të cilit i frikësohen shumë njerëz, ka shumë për t’u frikësuar.

Shpesh më vjen keq që kam folur; asnjëherë se kam heshtur.

Atje ku ka bashkim ka gjithmonë fitore.

Në një debat të ashpër, ne jemi të prirur të humbasim të vërtetën.

Në grindje, e vërteta humbet gjithmonë.

Është një plan i keq ai që nuk pranon asnjë modifikim.

Është një mashtrim të marrim hua atë që nuk jemi në gjendje të paguajmë.

Është një gjë e mirë të mësosh kujdesin nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Është më mirë të mësosh vonë se kurrë.

Vetëm injorantët e përçmojnë arsimin.

Duhet shumë kohë për të sjellë përsosmërinë në pjekuri.

Le të mbajë një budalla gjuhën e tij dhe ai do të merret si i urtë.

Plagët e dashurisë mund të shërohen vetëm nga ai që i shkakton ato.

Asnjëherë mos premtoni më shumë sesa mund të kryeni.

Asnjëherë mos e fut drapërin tënd në grurin e tjetrit.

Asnjë njeri nuk është i lumtur nëse nuk beson se është.

Askush nuk e di se çfarë mund të bëjë derisa të përpiqet.

Dhimbja i detyron edhe të pafajshmit të gënjejnë.

Nuk mund ta fusësh të njëjtën këpucë në çdo këmbë.

Falni një shkelje dhe do të inkurajoni kryerjen e shumëve.

Lotët e gatshëm janë një shenjë e tradhtisë, jo e pikëllimit.

Qortoni miqtë tuaj në fshehtësi, lëvdojini ata hapur.

Fjala është pasqyrë e shpirtit: Ashtu siç flet njeriu, ashtu është ai.

Kujdesuni që askush të mos ju urrejë me të drejtë.

Frikacaku e konsideron veten si të kujdesshëm, koprraci si kursimtar.

Sytë nuk janë përgjegjës kur mendja sheh.

Ka njerëz të qëndrueshëm dhe të mençur, trupi, fjalët dhe mendja e të cilëve janë të vetëkontrolluara. Ata janë njerëzit e vetëkontrollit suprem.

Të bësh dy gjëra në të njëjtën kohë është të mos bësh asnjërën.

Trajtoje mikun tënd sikur ai mund të bëhet armik.

Trimëria rritet duke guxuar, frika duke u frenuar.

Ne jemi të interesuar për të tjerët kur ata janë të interesuar për ne.

Ndërsa ndalojmë së menduari, shpesh e humbim mundësinë.

A doni të keni një perandori të madhe? Sundoni mbi veten tuaj.

Ju jeni në një gjendje të mjerueshme nëse duhet të fshehni atë që dëshironi të tregoni.

Duhet të shkosh te dardha për dardhë, jo te elbi.

Si burra, të gjithë jemi të barabartë në prani të vdekjes.

Nga gabimet e të tjerëve, njeriu i mençur korrigjon të tijat.

Sa i pakënaqur është ai që nuk mund ta falë veten.

Nëse dëshironi të arrini më të lartën, filloni nga më e ulta.

Është marrëzi të ndëshkosh fqinjin tënd me zjarr kur banon afër.

Është më e tolerueshme të thuash “jo”, sesa të thuash “po” e të bësh “jo”.

Nuk është fitim të kesh mësuar mirë, nëse neglizhon të bësh mirë.

Praktika është më e mira nga të gjithë instruktorët.

Ju nuk duhet të jetoni në një mënyrë privatisht, e në një tjetër publikisht.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re