Vettingu po tregohet i pameshirshem me te gjithe ata gjykates dhe prokurore te cilet kane dale me probleme ne procesin e rivleresimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kete te enjte, Kryetaren e Gjykates Administrative ne Shkoder Valbona Durraj,

Gjyqtarja ne fjale kishte probleme me pasurine, deklaraten dhe justifikimin e te ardhurave dhe KPK vendosi te mos e rikonfirmoje ne detyre.

Relatorja Suela Zhegu pohoi se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Durraj kishte kryer deklarim të pasaktë të pasurive, nuk kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre, kishte kryer deklarim të rremë dhe fshehje, ndërsa nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Valbona Durraj ka nisur pune ne 1998. Ajo ka punuar në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re