Kush ka parë mjerimin e burrit nuk ka parë asgjë, duhet të shohë mjerimin e gruas; kush ka parë mjerimin e gruas, as ai nuk parë gjë – duhe të shohë mjerimin e fëmijës.

Pasuria i ngjet ujit të detit: sa më tepër të pish, aq më shumë të merr etja.

Pasuritë e mëdha janë vënë me poshtërsi, të voglat me maskarallëk.

Në pasuri zemra ngurtësohet më shpejt se veza në ujë të valuar.

Kopraci nuk e zotëron kamjen e tij, e zotëron ajo atë.

Njeriu është i pasur o i varfër jo nga kamja, por nga përmbajtja shpirtërore.

Ç’fitohet shpejt, edhe ikën shpejt.

Emri i mirë vlen më shumë se thesaret.

Ç’është lluksi? Për mendimin tim, janë të gjitha ato, pa të cilat mund të bëjë njeriu që dëshiron të jetë i lumtur.

Kush ka më pak se ç’dëshiron, duhe të dijë se ka më shumë nga ç’meriton.

Kursimëria është pasuria më e madhe.

Ç’është fituar padenjësisht, padenjësisht edhe do të harxhohet.

Një ndër kamjet më të larta të jetës është vetëizolimi.

Nuk është qar gjith ç’bie në kuletë.

Më i pasur se të gjithë është ai njeri, gëzimet e të cilit kërkojnë më pak para.

Ku nuk ka të pasur, nuk ka as të varfër; ku askush nuk zotëron jashtë masës, atje askush nuk jeton në mjerim.

Zemra është pasuri që as shitet, as blihet, por vetëm flijohet.

Pasuria dhe nderet nuk e shërojnë dot kurrë ndërgjegjen e plagosur.

Subvencioni është një formulë që lejon t’ju kthehen paratë tuaja me një gjest të tillë, që ju bën të mendoni se po ua dhurojnë.

Ata që mendojnë se paratë janë gjithçka, padyshim janë të gatshëm për çdo gjë për hir të tyre.

Fajdexhiu e ha bukën me djersën e fytyrës së tjetrit.

Paratë janë shërbëtor i mirë, por padron i keq.

Paratë e huaja nuk sjellin lumturi.

Nën grumbullin e parave mund të jetë varrosur një shpirt njeriu.

Sa i varfër është ai që nuk ka asgjë tjetër përveç parave!

Paratë bëjnë çdo gjë, me përjashtim të njerëzve.

Paratë dhe koha janë barrët më të rënda në jetë. Më fatkeqët janë ata që i kanë ato më tepër nga ç’mund t’i përdorin.

I pasur është ai që ka vetëm para xhepi.

Kush e do arin për hir të arit është skllav; kush e përdor atë për të arritur qëllimet e veta – bën skllevër të tjerët.

Paratë janë midis kërkesës dhe sendit, midis jetës dhe mjeteve të jetesës së njeriut.

T’i ruash paratë kërkon më tepër mund se t’i fitosh.

Borxhi i vogël lind borxhlinë, borxhi i madh armikun.

Paratë që ke janë armë të lirisë, ato që kërkon të fitosh – armë e skllavërisë.

Për të fituar ato që ka nevojë shpirti, nuk duhen para.

Në natyrën e parave nuk ka asgjë që mund t’i jepje lumturi njeriut.

Shpesh herë paratë kushtojnë shumë shtrenjtë.

Kush i trembet varfërisë nuk është i denjë për kamje.

Shkak i varfërisë është shpesh herë ndërshmëria. Nuk ka gjë më të ulët se poshtërimi i varfërisë.

Të varfërit i pjell belaja kudo.

Të varfërit i mungojnë shumë gjëra – lakmitarit të gjitha.

Mjerimi më i rëndë është varfëria në mes të kamjes.

Le të jetë varfëria bashkëudhëtare e jetës sime të shkujdesur, vetëm të mos fiket kurrë zjarri në vatrën time.

I varfëri që nuk ka tundime, zotëron një thesar të madh: është zot i vetes.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re