Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se nuk është pronar i asnjë vile të vetme.

Basha theksoi se gjithçka është e fabrikuar e janë sulme të ulëta politike në prag të fushatës.

“Është e vërtetë që kam jetuar në një apartament, që është me sipërfaqe më të madhe sesa godina ku jemi zhvendosur me qira. Motivi kryesor është tërmeti dhe një motiv tjetër nuk dua ta bëj publik. Në këtë ambient që kam marrë me qira, marrëdhënia ime është mes familjes sime dhe një familje tiranase normale, që e jepte atë pronë me qira. Akuzat janë pjesë e një strategjie përbaltje.

Janë gënjeshtra të pastra dhe do kallëzoj penalisht shpifësi i është shmangur gjyqit. Në 7 vjet, ky kryeministër ka pasur në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit për të parë pasurinë e familjes sime, por pasuria ime është vënë në mënyrë të drejtë. Nuk jam pronari asnjë vile të vetme. Gjithçka është sulm i pastër në fushatë elektorale. Dihet shumë mirë se ku jeton kryeministri Edi Rama, por kjo do të duket sikur unë po i kundërvihem”, tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re