Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka miliona euro pasuri. Vlera e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi jashtë Kosovës është rreth 125 milionë euro. Vlen per tu permendur avioni privat i Pacollit qe kushton rreth 10 milionë euro, ndersa hoteli që është pronë e tij kap shifrën prej 42 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe tetë autovetura me vlerë rreth 1 milionë euro, e si përfundim vlera e parave që ai ka nëpër banka sillet rreth 5 milionë euro, raporton Express.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro. Po ashtu, ka në pronësi edhe disa toka e lokale afariste, me vlerë miliona euro.

Vetëm një tokë që ai e ka në pronësi jashtë vendit kushton më shumë se 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ai ka në pronësi kushton mbi 17 milionë euro. AI ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 42 milionë euro. Por nuk mbaron këtu pasi ai ka aksione në vlerë miliona euro në 20 kompani të ndryshme, e disa prej të cilave i ka 100 % aksione te tij.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro. Derisa në dy të tjerat, ai ka të kursyera edhe rreth 600 mijë euro të tjera.

Kështu të ardhurat e tij vjetore shkojn rreth 2 milionë euro dhe këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding dhe si mëditje nga Qeveria e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re