Tani, le të shohim pasurinë e deklaruar nga Argita Malltezi në vitin 2005, sapo u kthye nga Kosova.

Në listën e gjatë të pasurive, renditen 6 apartamente, 1 vilë në bregdet, 1 dyqan, 3 mijë metër tokë, 2 makina luksoze dhe 7 llogari bankare. Nëse i llogarisim, vlera totale shkon në rreth 750 mijë dollarë.

“Vlera, e marrë së bashku me dy makina të blera 58 mijë dollarë dhe 5 mijë dollarë dhe euro respektivisht, shkon 746 500 dollarë.

Diferenca mes të ardhurave prej 1 051 000 e vlerës aktuale të pasurisë prej 746 500 dollar është mëse dukshme” u shpreh Argita Malltezi.

Sipas vetë deklaratës që zonja Malltezi ka firmosur, të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit nga puna në UNMIK dhe PNUD shkojnë 805 mijë dollarë, dhe jo 1 milionë e 51 mijë dollar.

Për këtë mospërputhje, Argita Malltezi është treguar e kujdesshme për të sistemuar shifrat./ top-channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re