Kink Folk Coffee Library, është biznesi i parë i hapur në qytetin e Durrësit, ku është ngritur mbi një biznes të botës së krimit, i sekuestruar më heret nga organet e drejtësisë.
Ky aktivitet është prezantuar sot nga Ministria e Brendshme, ku u theksua se pronat dhe bizneset që i përkasin botës së krimit, do të kthehen në biznese sociale, ku do të ofrohen trajnime për të rinjtë, por edhe punësime nga viktimat e trafikuara etj.
Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuesturara të Konfiskuara, Artur Kala, tha se gjatë 2020, kanë mbërritur 116 vendime gjykatash pranë këtij institucioni. Sipas tij, janë ngritur tre fonde të veçanta që do të përdoren për bizneset sociale.
Ndërkohë ministri Lleshaj kërkon që kjo agjenci të fokusojë paratë e botës së krimit në investime për policinë e shtetit, SPAK dhe OFJ të ndryshme.
