Erdhi koha t’iu themi lamtumirë hallkave të errëta që janë ëndrra e frikshme e mjaft grave! Ja cila është maska që do të përmirësojë pjesën e hallkave poshtë syve.
Njëri prej problemeve të vetëbesimit që konstatohen tek gratë është mospëlqimi i vetes, prandaj edhe shumica e grave mundohen të kamuflojnë me makijazh mangësitë që nuk duan t’i shohin me mendimin se nuk zotërojnë gjen me fat, në veçanti pjesën e poshtme të syve… Nëse edhe njëra prej ankesave më të mëdhaja që ndieni ju është pikërisht pjesa e mavijosur në hallkat e syve duhet të provoni patjetër këshillën e Çagla Şikel.
Shkaku i hallkave të errëta poshtë syve
Pjesa poshtë syve, e cila zotëron lëkurën më të hollë në të gjithë trupin është në ngjyrë më të errët për shkak të damarëve poshtë tyre dhe strukturës në ngjyrë të errët të muskujve. Nëse mavijosjet poshtë syve janë të tepërt dhe kanë humbur vitalitetin ashtu siç mund të jetë teprica e pigmentit në këtë pjesë, po ashtu mund të jetë edhe konsumimi i tepërt i kripës, alergjisë, pagjumësisë dhe ndryshimet hormonale.
Maskë natyrale për hallkat poshtë syve
Zgjidhja më natyrale për hallkat e mavijosura nën sy mund të zbatoni një herë në javë këtë maskë të cilën mund ta përgatisni madje edhe në shtëpi. Kjo maskë, e cila rigjallëron poret dhe që fal një ndriçim të fortë pjesës poshtë syve do të tregojë se do të keni përmirësime në pjesën poshtë syve nëse kujdeseni për ta.
Përbërësit:
Patate
Trangull
Majdanoz
garzë
Një tas
Kohëzgjatja e përgatitjes
10-15 minuta
Përgatitja
Së pari bëjmë me rende pataten pasi ta kemi qëruar dhe më pas të njëjtin veprim e bëjmë edhe me kungullin.
E grijmë imët majdanozin dhe të gjithë përbërësit i vendosim në enë dhe i përziejmë.
Lëngun e përbërësve të përzier e shtrydhim me anë të pirunit.
Garzën e presim në formën e një gjysmëhëne të trashë në gjerësinë e pjesës poshtë syve.
Mes garzave që kemi prerë vendosim nga përzierja që kemi përgatitur.
Më së fundmi garzat me përzierjen e përgatitur i lëmë të presin për 10-15 minuta. /f/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re