Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajmi u bë publik edhe nga ish Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Ditmir Bushati.

Në këtë mënyrë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtare.

Bushati në postimin e tij që lajmëron këtë vendim të rëndësishëm të parlamentit grek, shkruan mes të tjerash se kjo marrëveshje lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.

“Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.”, shkruan mes të tjerash Bushati .

Një ditë më parë edhe kryeministri Rama kishte deklaruar se kishte marrë garancine nga Greqia për kalimin në kuvend të marrëvëshjes së firmosur që në maj të vitit 2018 për njohjen e ndërsjelle të patentave mes dy vendeve.

Në mars, sipas Ramës, nis puna edhe për njohjen e patentateve shqiptare edhe në Gjermani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re