Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në këto zgjedhje ka patur blerje masive të votave. Në një konferencë me gazetarët, Berisha iu referua kursit të këmbimit të euros, i cili ka qenë shumë i ulët, ndërsa theksoi se bandat kanë blerë votat.

“Unë ju jap këtu vetëm një fakt, kursi i euros në muajin maj në këtë nivel nuk ka arritur kurrë në korrikun dhe gushtin më turistik të vendit. Pra, pati një blerje masive të votës. Këtë e kemi evidentuar. Pati një përdorim të bandave. Rama ka bërë çdo gjë në mënyrë të kundërligjshme për të devijuar rezultatin e zgjedhjeve”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nëse do t’i njohë zgjedhjet e sotme, Berisha u shpreh se ata janë në mbrojtje të votës së qytetarëve.

Pyetje: A do ti njihni zgjedhjet?

Berisha: Ne do mbrojmë votën, ne jemi në proces të mbrojtjes së votës. Unë ftoj shqiptarët të lexojnë si duhet deklaratën time. Ne nëse nuk do merrnin pjesë në proces cfarë do mbronim ne. AI bëri gjithçka që ne mos të hynim në proces, por ajo nuk është taktika ime. E kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme,  por për mua parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipoteza. Unë udhëhiqem nga fakti. Në këtë rast Rama ka bërë gjithçka që nuk duhet të bënte nje proces zgjedhor që duhet të ishte normal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re