Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për draftin e propozuar nga PS në Këshillin Politik duke thënë se takimi i zgjatur i Ramës me ambasadoren Yuri Kim ka ndikuar tek amendamenti i socialistëve.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u shpreh se Rama ka pasur takim edhe me ambasadorin Soreca dhe Norman që sipas tij janë përpjekur të finalizojnë marrëveshjen e 5 Qershorit. Ndërsa arsyeja përse zgjodhi këtë vendim për ligjin është se ministrat dhe qytetarët i thanë se nuk do të shkonin më në takime.

“Kim ka pasur një takim të zgjatur me të. Dje ose pardje ka pasur një takim të gjatë me ambasadorët, Soreca dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar. Siç gjykoj unë ata janë përpjekur që të finalizohet marrëveshja e 5 qershorit.

Ligji nuk është si ai i vendeve të tjera, si pretendojnë këta mashtrues të paimagjinueshëm. Të tjerët e kanë në sens të kundërt. E di pse po e bën ligjin ashtu. Sepse dolën ministrat dhe qytetarët dhe nuk i shkonin në takime. Ata i thanë që po u bë ashtu ne nuk dalim asnjë dhe bëri këtë.

25 prilli, Rama thyen qafën. Nuk ka asnjë shans. Deklaroj shumë prerë. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij ka kufi vetëm qiellin sot”, tha Berisha.

Por në propozimet e socialistëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor rezulton hapja e listave në 100%, ndërkohë që pragu minimal për hyrjen në Kuvend të partive pritet që të jetë 3%. Socialistët parashikojnë që koalicionet të lejohen si subjekte të përbashkëta zgjedhore, gjë e cila duket se has në kundërshtinë e opozitës jashtë parlamentit.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re