Pati Vardhami është një shqiptare e cila kandidon për deputete në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Greqi. Vardhami jeton prej shumë vitesh në Athinë, ku ajo garon nën siglën e partisë më të re Mera 25 të themeluar nga ish-ministri grek i financave Janis Varufakis.

 

Me një karrierë të ngjeshur në fushën e ekonomisë dhe të të drejtave të njeriut në Greqi, Suedi dhe Angli, Pati Vardhami ka kryefjalë të fushatës së saj pikërisht diversitetin, si një e drejtë e secilit, por edhe si një pasuri për shoqërinë.

 

Pati Vardhami: Duke qene vete emigrante ne moshe adoleshente me ka ndikuar kjo eksperience ne mënyrë personale. E kam përjetuar fazën e fluksit dhe te eksodit shqiptar gjithashtu edhe shpërngulja ime ne Londër me vlejti shume për te pare se si shoqëri te tjera apo platforma te tjera trajtojnë te drejtat e njeriut ne rastet e origjinës por edhe ne rastet e seksualitetit, një mosmundësie shëndetësore etj. Slogani im është diversiteti është e drejte e çdo njeriut por dhe pasuri për shoqërinë sepse tashme shoqëria greke ashti si edhe shoqëritë mbarëkombëtare, është një shoqëri multikulturale dhe ne Greqi është akoma me tepër e nevojshme te krijohen mundësitë qe te integrohen te gjithë këto grupe sociale sidomos te përfaqësohen ne marrjen e vendimeve ne institucionet e ndryshme.

 

Vardhami synon që me kandidaturën e saj të përfaqësojë të gjithë bashkëkombësit e saj shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, pasi sipas saj shqiptarët ndjejnë nevojën të jenë të përfaqësuar në Greqi.

 

Pati Vardhami: E ndjej veten si një pjese natyrale e komunitetit shqiptar këtu, kam lidhje natyrale te përditshme me komunitetin me njerëz te cilët me ka lidhur gjithsesi jeta. Partia “Mera 25” është një parti progresive qe synon politikat me progresive persa i përket te drejtave te njeriut dhe integrimin e komuniteteve te ndryshme ne Greqi kemi disa politika shume te vlefshme. Unë do te funksionoj si një reprezantuese e komunitetit shqiptar dhe kam vene re ne takimet e ndryshme qe kam pasur dy tre javët e fundit për fushate qe te gjithë pjesëtaret e komunitetit janë shumë e te gëzuar dhe e ndjejnë nevojën e te pasur te një përfaqësuesi qe te dëgjohet zëri i tyre, te dëgjohen problemet e tyre ne çdo rast dhe e tille do te funksionoje natyrisht. Do te bej ç’është e mundur që të transmetoj problemet e tyre dhe kërkesat e tyre.

 

Kështu të gjithë shqiptarët që banojnë në Greqi kanë mundësinë tu dëgjohet zëri i tyre, problemet dhe kërkesat që ata kanë, nëse Pati Vardhami do të jetë ligjvënëse në parlamentin grek pas zgjedhjeve të 7 korrikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re