Skip to content

Patosi në flakë/ Pas kodrave zjarr edhe në një banesë, zjarrëfikësit në vështirësi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Patosi është përfshirë nga  disa vatra zjarri këtë të enjte.

 

Pas zjarrit të madh në kodra, flakët kanë përfshirë  edhe një banesë dy-katëshe në lagjen ’29 marsi’.

 

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e sipërm të banesës ndërsa flakët janë përhapur shumë duke e djegur objektin totalisht.

 

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Zjarri në banesë dhe flakët në kodrat e Margëlliçi njëkohësisht, kanë vështirësuar punën zjarrefikesve, ndaj u kërkuan përforcime nga Berati e Mallakastra.

 

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Roskovecit dhe kompanise Albpetrol.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë