Një tjetër zjarr i madh është shënuar në Patos. Flakët kanë përfshirë një banesë dy katëshe në lagjen ’29 marsi’.

 

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e sipërm të banesës ndërsa flakët e kanë përfshirë dhe po digjet totalisht.

 

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Zjarri në banesë dhe flakët në kodrat e Margëlliçi njëkohësisht kanë vështirësuar punën e tyre ndërsa janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra.

 

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Roskovecit dhe Albetrolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re