Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Astrit Patozi, dënoi faktin që ish-Prokurori i Përgjithshëm u la i lirë dhe i iku drejtësisë. Patozi e cilësoi këtë ngjarje si fotografi të shëmtuar, ndërkohë që shtoi se kjo qeveri që la të lirë Llallën kalb në burg ata të energjisë elektrike.

“Kjo qeveri kalb në burg ata të energjisë elektrike, nuk i lë të dalin.

Këtij i thanë je i lirë dhe ai iku. Por pse është kjo një fotografi e shëmtuar?

Ky ka qenë kreu i akuzës, një nga zyrtarët më të lartë të shetit shqiptar dhe sot i ikën drejtësisë me motivin që drejtësia është politike. Pyetja është kur ishe atje në majë të piramidës, në një pozicion më të lartë se presidenti dhe kryeministri.

Pala që është sot në pushtet thoshte që ishte vegël e Sali Berishës. Mua më dhëmb fakti që ai i ikën drejtësisë”, tha Patozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re