Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar koalicionin  mes grupimit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

I ftuar nw emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv , Patozi tha se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.

Ai shtoi se Nard Ndokën në këtë “dyshe” për zgjedhjet e pjesshme vendore e përdorën si “llaç” për të ngjitur koalicionin.

“Po e kisha parashikuar një koalicion të tillë. PD nuk e dëshironte koalicionin me LSI, po në këto kushte ndodhi. Sali Brisha dhe Meta janë shumë afër. Mënyra sesi e konceptojnë politikën, “goditja” nga SHBA, urrejtja e përbashkët ndaj Bashës, kështu që ishte e parashikueshme. Çfarë ishte ky koalicion? Në politik duhet të ketë pak kimizën, politika e ka këtë gjë pasi nuk është shkencë ekzakte.

Nuk besoj tek ky koalicion, nuk ka perspektivë të mirë. Por ata janë të detyruar ta bëjnë këtë. Ata do ta vazhdojnë edhe pas 6 marsit, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër për të qenë në politik. Është një koalicion mes Berishë-Metës. Prania e Nard Ndokës është si llac për të ngjitur koalicion.

“Basha e ekzagjeron shumë me LSI, e demonizon. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2017 dhe nuk i doli për mirë. Bash a duhet ta trajtojë LSI si një forcë politike si të tjerat, por nuk mund të na hiqet si i shenjtë. Nuk është Basha ai që duhet të na tregoi me gisht “trekëndëshin” e Bermudës. Ai është pjella më ekzemplare e asaj që quhet e keqja politike e 30 viteve të fundit. Basha është përfitues qylaxhi.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re