Koordinatori i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi shprehet se forca politike, ku ai bën pjesë,  mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi, pavarësisht zvarritjeve dhe problemeve serioze, që janë vërejtur për aplikimin e saj në vitet e fundit.

Sepse ne mendojmë që është në të gjitha rastet më mirë të kemi një reformë me të meta, sesa të mos kemi reformë fare.

Bindja Demokratike identifikon si problem të madh për Shqipërinë polarizimin ekonomik dhe krijimin e një hendeku të thellë mes një shtrese të varfër dhe një grupi njerëzish të pasuruar në mënyrë abuzive.

“Ne mendojmë se polarizimi ekstrem ekonomik i Shqipërisë është pasojë e korrupsionit në qeverisje.

Por po ashtu ne jemi të bindur që oligarkët më të mëdhenj në vend janë politikanët më të rëndësishëm.

Korrupsioni ka prodhuar një Shqipëri që ka 10% milionerë dhe 90% mbijetues. Kjo do të thotë se pa një betejë kundër korrupsionit politik dhe atij shtetëror vendi nuk mund të ketë kurrë barazi sociale”, shprehet Patozi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re