Patozi: E djathta ja kishte borxh Kurbinit garën dhe fitoren

Koordinatori i BINDJES DEMOKRATIKE, Astrit Patozi, tha dje në Laç se ka ardhur tamam koha që Kurbini të ketë jo vetëm njeriun e duhur si kryetar bashkie, por edhe një model të ri për qeverisjen lokale.

Patozi i tha këto gjatë një takimi të organizuar në atë qytet, në kuadër të fushatës elektorale të kandidatit Edmond Piroli, një avokat i njohur në bashkinë e Kurbinit.

Ne jo thjesht kemi gjetur një qytetar të denjë të Laçit, që nesër pritet të zgjidhet kryetar bashkie i Kurbinit, por ju garantojmë se Edmond Piroli do të ndryshojë gjithcka në administrimin dhe në qeverisjen e qytetit, nënvizoi Patozi.

Sipas tij, BINDJA DEMOKRATIKE, është një projekt i ri politik, që synon të bëjë diferencën me forcat e vjetra politike, të clat janë përgjegjëse për krizën që po kalon vendi.

E djathta i kishte një borxh Kurbinit, se katër vjet të shkuara e la pa kandidat Lacin, dhe këto zgjidhje ishin një shans për t`ia kthyer atë. Por Partia Demokratike ka vendsur të mos hyjë në këto zgjedhje dhe me këtë logjikë i bie që Kurbini të qëndronte 8 vjet rresht pa pasur garë për kryetar bashkie.

Këtë gabim e kompensoi BINDJA DEMOKRATIKE, e cila kandidoi për bashkinë e Kurbinit Edmond Pirolin me besimin e madh që qytetarët e Lacit do ta vlerësojnë dhe do ta mbështesin atë.

Kandidati I BD për bashkinë e Kurbinit, Edmond Piroli, u premtoi qytetarëve pjesmarrës në takim përkushtimin dhe ndërshmërinë e tij në kryerjen e detyrës pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai tha mes të tjerash se kishte bindje se njerëzit do ta mbështesinin atë, pasi Kurbini është lodhur me histori sherresh dhe përzgjedhjesh të gabuara, ku janë përshirë të gjitha forcat politike.

Piroli premtoi se ndryshimi pozitiv në bashki do të ndjehet që në muajin e parë të qeverisjes së tij, pas fitores në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në takim e morën fjalën edhe shumë qytetarë të pranishëm, të cilët theksuan nevojën që ka Kurbini për të pasur një model krejt tjetër në mënyrën se si administrohet pushteti vendor dhe akuzuan të gjitha forcat kryesore politike si përgjegjëse jo vetëm për problemet e shumta, por edhe për dëmtimin e imazhit të kësaj bashkie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re