Patriarku serb Irinej është përplasur sërish me autoritetet malazeze, kësaj here jo me ato fetare por me ato qeveritare. Ai ka deklaruar se se pozita e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi është më keq se në kohën e pushtimit osman, ndërsa statusi i serbëve më këtë vend sipas tij, është më keq se në kohën e Shtetit të Pavarur Kroat (atij ustash – pra fashist – gjatë Luftës së Dytë Botërore).

Pra, në deklarimin e tij, kleriku i lartë serb ka bashkuar në një, dy armiqtë e shpallur prej saj me dimension historik por jo dhe më pak aktual, ku si pasardhës të osmanëve shihen shqiptarët e Kosovës.

Podgorica zyrtare e ka marrë këtë si një ofezë të rëndë dhe i është përgjigjur duke thënë se Mali i Zi është i njohur përtej kufijve të saj si “një shtet demokratik ku qytetarët krenohen me vlerat e trashëgimisë e barazisë, tolerancës, bashkëjetesës, harmonisë fetare dhe etnike, si dhe fqinjësisë së mirë” – thënë kështu, si një përgjigje për atë se çfarë përfaqsojnë serbët si imazh në botë.

Qëndrimet e patriarkut Irenej reflektojnë dhe politikën e Beogradit e cila nuk ka mundur dot ta bëjë zap Podgoricën, prej vitesh tërësisht e pavarur nga Serbia.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re