Deklaratat e Patriarkut serb Irinej, “se Presidenti Vucic duhet të ketë detyre paresore kthimin e sa më shumë njerëzve në Kosovë”, kanë shkaktuar tensione, jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi.
 
Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, në një reagim të saj i ka kërkuar drejtuesve të Kishës Ortodokse Serbe, që të jetë partnere në dialogun e brendshëm për Kosovën dhe jo të ushtrojë presion ndaj presidentit serb.
 
Sikurse raporton agjencia “Tanjug”, numri dy i qeverisë në Beograd ka thënë se shpreson që faza e re e dialogut për Kosovën, gjatë së cilës Vuçic do të bisedojë me të gjithe partneret vendas e nderkombetare, do të sjell një politikë të re.
 
Më herët në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku Irinej deklaroi se “beson që Presidenti Vucic mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”. Ai shtoi se “tragjedia dhe problemi i serbeve eshte se populli nuk është kthyer ne Kosove”. Sipas tij zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz atje. Gjatë kësaj interviste kleriku deklaroi  se “shpreson që Rusia do ta ndihmojë Serbine të ruajë atë që gjithmonë ka qene e tyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re