Patriarku i Moskës e gjithë ruseve mbërriti mëngjesin e se shtunës ne Tiranë. Për here te pare një drejtues i kishës ruse viziton Shqipërinë ne një vizite tre ditore.
 
Patriarku Kiril është pritur ne aeroport nga drejtuesit me te lart te kishës ortodokse autoqefale, ndërsa gjate pasdites se te shtunës është parashikuar dhe një meshe e shkurtër ne ambientet e katedrales “Ngjallja e Krishtit” ne Tiranë.
 
Me pas te dielën patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Anasatas do te bashkëdrejtojnë meshën. Ndërsa ne mbrëmje, presidenti Meta ka parashikuar një darke ne nder te patriarkut Kiril ne ambientet e Pallatit te Brigadave. Te hënën kreu i kishës ruse do te takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re