Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi R5ama në lidhje me emigrantët që janë bllokuar në Kakavijë i cili shmangu në njëfarë mënyrë përgjegjësi nga shteti shqiptar duke kujtuar masat që ka marrë shteti grek për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Bogdani shprehet se askush nuk e fajësoi grekun por vetë kryeministrin Rama duke i radhitur edhe një sërë argumentash se si duhej ta kishte menaxhuar qeveria situatën kaotike që u krijua.
“Nuk po i ve faj njeri Grekut, fajin po ta vejne ty!!! Sepse faji eshte i yti dhe qytetaret normalisht duhet te jene te ‘tute’!!! Se pari dergo shendetesine falas te Beqas te beje tamponet dhe testet per qytetaret! Se dyti dergo helikopteret e ushtrise jo per xhiro turistike, por per te derguar ndihma bazike per dhjetra mijera qytetaret e bllokuar! Se treti Gjino te lere pushimet e te shkoje ne Greqi nese eshte minister i jashtem i Shqiperise!
Se katerti dergo policine e Leshit te mbaje sigurine e te parandalojne makinat e shtetit tend te marrin jete njerezish!!! E se fundmi, jep doreheqjen, se derisa thua po ben maksimumin dhe maksimumi yt le me dhjetra mijera njerez ne meshire te fatit per disa dite me radhe, tregon qe minimalisht je totalisht i paafte!!!”, shkruan Bogdani.
