Në kohën kur qeverisjen në Mal të Zi pritet ta marrin forcat pro-serbe apo pro-ruse, ithtarë pro-përëndimorë nën kauzë patriotike, organizuan një tubim në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë me slloganin: “S’do të heqim dorë nga shteti”

Sipas policisë, masa njerëzore përbëhej nga më shumë se 50,000 qytetarë.

Ishte një grup i organizatave patriotike malazeze që ftoi qytetarët në tubim, duke deklaruar se këto ditë në Mal të Zi, fjala më e shtrenjtë është liria.

“Liria që po na kthen në vitet 1990, liria në shpërthimet e urrejtjes kombëtare dhe fetare, liria për të kërcënuar ata që nuk ecin në makinerinë ortodokse! Liria në të cilën ata që mbajnë flamurin e Malit të Zi janë bërë shënjestër…”, u tha në një deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re