Kreu i Partisë Demokrtike, Sali Berisha gjatë një mitingu në Librazhd, u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i kërkuar që të mos zbatojnë urdhra që ai i cilësoi si të dhëna nga komisarë që, sipas tij, bashkëpunojnë me bandat.
“Kam një thirrje për policinë, mos shkelmoi mbi djersë, punë tuaj, ju garantoj që pas 11 majit, çdo orë e tyre do paguhet. Mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh që bashkëpunojnë me bandat, respektoni ligjin,” u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua edhe punonjësve të administratës publike, duke i ftuar të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos bëhen patronazhistë, pasi do të ndiqen si terroristë elektoralë gjatë gjithë jetës së tyre.
“Mos u bëni patronazhistë. Ju garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroristë elektoralë gjatë gjithë jetës së tyre,” përfundoi Berisha.
Sali Berisha: Banorëve të Hotolishtit, ju jap fjalën që asgjë nuk do të bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre, dhe zgjidhje do të jetë ajo që ata kërkojnë.
Kam një thirrje për policinë, mos shkelmoi mbi djersë, punë tuaj, ju garantoj që pas 11 majit, çdo orë e tyre do paguhet. Mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh që bashkëpunojnë me bandat, respektoni ligjin.
Një thirrje dhe për punonjësit e administratës, qëndroni të palëkundur, mos u bëni patronazhistë, ju garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroriste elektoralë gjithë jetën e tyre.