Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës ka denoncuar sot Partinë Socialiste se në terren ka lëshuar patronazhistët e saj për të shantazhuar qytetarët që sot votojnë për kryetarin e ri të bashkisë.

Me video dhe foto, “BF” ka nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, ndërsa theksojnë se ata nuk janë të autorizuar që të qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Patronazhistët e Rilindjes sot janë në krye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendrat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje.”, thanë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ndërkohë, fotot e atyre që nga koalicioni akuzohen si patronazhistë janë bërë në kopshtin nr. 1 dhe në Shkollën ‘1 Qershori’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re