Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO vendosi që si avokate kryesisht Valentina Todoreskun, pasi dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas “shkarkimit” të Artan Simonit, kanë refuzuar për të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një reagim të tijin në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar zgjedhjen e avokates së re, të caktuar nga shtetit, Valentina Todorosku, e cila shpërndan në rrjetet e saj Facebook, statuset e Edi Ramës

Shkëlzen Berisha shkruan se sipas tij, gjykatësja ka goditur serish, ku pas avokatit Artan Simoni, i cili e quante Berishën si “bisha i plakur” i ka caktuar babait të tij si avokate mbrojtëse “patronazhisten e kryeministrit Rama”.

“Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”, shkruan ai.

Kujtojmë se avokati Artan Simoni kishte bërë një status të papërshtatshëm dy ditë më herët për Sali Berishën, gjë e cila sërish u ironizua nga Shkëlzen Berisha, dhe më pas gjykata vendosi ta përjashtonte.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

Lexoni edhe: “Bisha është plakur”- Shkëlzen Berisha reagon për gjyqin ndaj ish-kryeministrit në GJKKO dhe publikon mesazhin e avokatit Artan Simoni

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re