Policia shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë patrullime të përbashkët në zonat turistike bregdetare shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë turistëve gjithnjë e në rritje italianë që vizitojnë Shqipërinë.
 
Ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë arritur këtë të hënë një pakt të përbashkët, për t’iu ofruar një ndihmesë më të madhe turistëve italianë. Kjo marrëveshje e patrullimit të përbashkët do të nis aktivizimin e saj nga 16 korriku deri më 31 gusht, në Durrës, Vlorë e Sarandë.
 
Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.
 
Veç autoriteteve shqiptare, kontaktet do të lehtësohen edhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në vendin tonë. Ndërkohë italianëve do t’u duhet gjithashtu të sinjalizojnë praninë e tyre dhe të dhënat personale një një portal të dedikuar për këtë çështje.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re