Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho, ka dërguar një mesazh mbështetjeje për futbollistin me origjinë turke, Mesut Ozil i cili u largua nga ekipi gjerman për shkak të sulmeve raciste dhe presioneve pas dështimit në Kupën e Botës në Rusi.

Coelho shkroi në Twitter se është me vlerë leximi i letrës së hapur që Ozil ia drejtoi publikut të dielën, në të cilën ai tregoi se ai u konsiderua një gjerman sa herë në raste fitoresh, e se si u shndërrua në emigrant turk sapo përfaqsuesja gjermane humbi.

“Ozil, ti gjithmonë do të fitosh, pavarësisht se çfarë thonë ata tani për ty”, u shpreh shkrimtari me famë.

Sulmet ndaj Ozil nisën që kur ai u takua e pozoi me presidentin Erdogan në Londër, në maj, gjatë një vizite të kreut të shtetit turk në Britaninë e Madhe. Fotoja e tij u kuptua si mesazh politik, mu në kohën e marrëdhënieve të acaruara mes Berlinit dhe Ankarasë.

Këtë frymë më pas e ushqeu dhe dështimi i Gjermanisë në Botëror, ku Ozil, mu për shkak të fotos me Erdogan, u konvertuan në “delen e zezë” të gjykimit të një pjese të publikut gjerman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re